16:24 / 11.02.2020
Abdixhiku takon ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Në takim njohës, ministri Abdixhiku i informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.
Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.























