Avdullah Hasani jep dorëheqje nga drejtimi i Task-Forcës Anti-Drogë
Avdullah Hasani nuk do të drejtojë më Task-Forcën Anti-Drogë. Të martën është njoftuar se ai ka dhënë dorëheqje.
Njoftimi:
Avdullah Hasani, i cili ishte ndër figurat kryesore që ka drejtuar për disa vite rininë Kosovare, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si Shef i TaskForcës Anti Drogë.
Hasani ishte shfaqur në publik për herë të parë në moshën 16 vjeçare kur në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Dr.Jakup Krasniqi, kishin themeluar Kuvendin e të rinjve të Kosovës, organizatën e parë rinore në Kosovë. Angazhimin e tij në kabinet e kishte vazhduar edhe me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli për të vazhduar më pas mandatin e tij si Këshilltar i Kryeministrit dhe Koordinator Shtetëror. Në Qershor të vitit 2019, Qeveria e Kosovës e ka emëruar atë Shef të TaskForcës Shtetërore Anti Drogë e zëvendës të tij kishte caktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z.Reshat Qalajn dhe 5 ministra anëtarë. Pozitat që ai mbante për veç të Këshilltarit ishin të barasvlershme me të Ministrit. Ndryshe Avdullah Hasani, është njëri ndër bursistët që ka studiuar jashtë vendit, aktualisht ai është ligjërues universitar. Arsye e dorëheqjes së tij mësohet të jetë edhe vazhdimi i specializimit në Shtetin Belg.























