Çollaku: Shqipëria po na bën problem për patate
BKT
Lajme

Çollaku: Shqipëria po na bën problem për patate

Analisti politik, Ardian Çollaku, ka thënë se liderët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjnë zgjidhje për problem më të vogla dhe tek më pas mund të flasin për çështje të mëdha.

Çollaku ka folur kështu të martën në “Debat” te RTK.

“Shqipëria neve na bën problem për pataten. Kryeministrat më mirë është të flasin për çështjen e patates e pastaj të dalin tek çështje të mëdha. Një qeveri pragmatiste duhet të fillojë nga kjo. Por nëse synimi i tyre është të kënaqin militantët e tyre, atëherë kjo është çështje tjetër”, ka thënë ai.

 


MË SHUME NGA Lajme