21:18 / 11.02.2020
Spahiu: Kurti duhet t`i dëgjojë amerikanët
Analisti politik Nexhmedin Spahiu konsideron se në kontekst të kërkesave të fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të bindet para qëndrimit të SHBA-së.
Spahiu ka folur kështu të martën në “Debat” te RTK.
“Kurti duhet të dëgjojë amerikanët. Nëse nuk i dëgjon, ai nuk do të pësojë vetëm ai, do të pësojë edhe Kosova. Nuk është politikë e mençur që të mos e dëgjojë SHBA-në”, ka thënë ai.
Spahiu ka folur edhe për takimin e dy kryeministrave Rama-Kurti si dhe për raportet Shqipëri-Kosovë. “Bashkimi kombëtar? Ne jemi dy subjekte ndërkombëtare. Kush është ai që do ta shuajë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës? “, ka thënë Spahiu.























