21:49 / 11.02.2020
Profesori Gazmend Qorraj i bashkohet qeverisë Kurti
Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti ka njoftuar se ekipit të tij i është bashkuar profesori Gazmend Qorraj.
Këtë lajm e bëri të ditur vet Hoti, që thotë se Qorraj do të ofroj gjithë ekspertizën e tij profesionale për të avancuar agjendën e integrimit evropian të Qeverisë se Republikës së Kosovës.
“Sot kabinetit tim iu bashkua Prof. Gazmend Qorraj. Prof. Qorraj eshte i pari dhe i vetmi profesor ne Universitetin e Prishtinës qe mban titullin Jean Monnet Chair per integrime evropiane, i perzgjedhur nga Komisioni Evropian. Prof. Qorraj do te ofroje gjithe ekspertizen e tij profesionale per te avancuar agjenden e integrimit evropian te Qeverise se Republikes se Kosoves”, ka shkruar ai.























