Ngjarjet e datës 12 shkurt
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës 12 shkurt

Ngjarjet e datës 12 shkurt 2020.

 

    10:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhjen, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë)
    10:00

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezanton vlerësimet dhe propozimet lidhur me temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë) 
    10:00

    Keshilli për Kthimin e Pronave të Bellanicës protestojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë)
    10:00

    Mbahet seanca e parë e dy aktivistëve të PSD-së, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Çlirim Gërbeshi, që akuzohen për veprën “Përgatitje të veprës terroriste”. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë)
    10:00

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë e shpalljes së eseve dhe fotografive më të mira të studentëve, me ç’rast do të shpërblehen studentët për punën e tyre. (Amfiteatri i ri i Fakultetit Filozofik, Prishtinë)
    10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në partneritet me Ekipin e Kombeve te Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe UN Women, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)
    11:00

    Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi pret në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova. Mediet mund të marrin vetëm pamje. (Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, kati 11)
    11:00

    Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e PDK-së, Prizren)
    14:00

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Mediet mund të marrin vetëm pamje. (Ndërtesa e Qeverisë) 
    15:30

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Mediet mund të marrin vetëm pamje. (Ndërtesa e Kuvendit) 
    19:30

    Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA) organizon ceremoninë zyrtare për shënimin e anëtarësimit në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit – INTOSAI. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)


MË SHUME NGA Lajme