08:47 / 12.02.2020
10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për Media, ku do të prezantohen vlerësimet dhe propozimet mbi temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”.
Qeveria Kurti pritet të ballafaqohet me një numër çështjesh të rëndësisë së lartë, që nga dialogu Kosovë-Serbi dhe pozita e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar e deri te ristrukturimi i përbërbërjes dhe organizimit të qeverisë, reformës së administratës publike, reformës në drejtësi, reformës së agjendës evropiane.
Në këtë konferencë për media, GLPS do të rendisë 10 masat më urgjente që Qeveria Kurti duhet të ndërmar në fillim të mandatit të saj.























