Qëndrimi ulur për kohë të gjatë ju çon drejt depresionit
BKT
Lifestyle

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë ju çon drejt depresionit

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, adoleshentët që qëndrojnë ulur në pjesën më të madhe të ditës, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për depresion kur të arrijnë moshën madhore.

Rritja e numrit të të rinjve me depresion dhe rritja e kohës së kaluar në mënyrë pasive, janë të ndërlidhura sipas studiuesve në University College London (UCL).  Ata zbuluan se ata që ishin më aktiv gjatë ditës, të paktën një orë, duke ecur kishin simptoma më të ulëta depresive kur arritën moshën 18 vjeçare.

Ata analizuan të dhënat e rreth 4,257 adoleshentëve, të cilët morën pjesë në studimin e grupeve të Universitetit të Bristolit. ”Gjetjet tona tregojnë se të rinjtë pasivë gjatë pjesës më të madhe të ditës përgjatë adoleshencës, përballen me një rrezik më të madh depresioni nga mosha 18 vjeç”, thuhet në studim.

Pjesëmarrësit mbanin përshpejtues për të ndjekur lëvizjen e tyre për të paktën 10 orë gjatë të paktën tre ditëve, në moshat 12, 14 dhe 16 vjeç, përveç kur lahen ose gjatë sporteve të ndryshme. Ata mbanin përshpejtues për të ndjekur lëvizjen e tyre për të paktën 10 orë gjatë të paktën tre ditëve, në moshat 12, 14 dhe 16 vjeç, përveç kur lahen ose gjatë sporteve ujore. Ata gjithashtu u përgjigjën në një pyetësor i cili mati simptoma depresive siç janë humori i ulët, humbja e kënaqësisë dhe përqendrimi i dobët.

“Ne zbuluam se nuk janë vetëm format më aktivë të aktivitetit që janë të mira për shëndetin tonë mendor, por çdo shkallë e aktivitetit fizik që mund të zvogëlojë kohën që kalojmë duke u ulur mund të jetë e dobishme.Ne duhet t’i inkurajojmë njerëzit e të gjitha moshave të lëvizin më shumë dhe të ulen më pak, pasi është mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor”, tha autori kryesor i studimit, Aaron Kandola.

Autorët thonë se zëvendësimi i qëndrimit ulur me aktivitet të lehta mund të jetë një ndërhyrje e rëndësishme e shëndetit publik për të zvogëluar rastet e depresionit.