GLPS prezanton dhjetë prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria Kurti
BKT
Lajme

GLPS prezanton dhjetë prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria Kurti

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar vlerësimet dhe propozimet lidhur me temën “10 masat më urgjente të Qeverisë Kurti”.

Dialogu me Serbinë, zgjidhja e problemit të taksës, reformat në drejtësi dhe administratë publike, si dhe politikat favorizuese për bizneset vendëse, sipas GLPS-së duhet të jenë prioritetet e Qeverisë Kurti.

Arbëresha Loxha nga GLPS, tha se dialogu Kosovë-Serbi mbetet prioritet i qeverisë.

“Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë menjëherë hapat e duhur për të prodhua pajtueshmëri të gjerë politike ndërmjet grupeve parlamentare. Kjo qeveri duhet të trajtojë nevojën për krijimin e grupit punues gjithëpërfshirës në cilën ftohen të marrin pjesë përfaqësues të lartë të të gjitha partive politike”, tha ajo.

“Qëllimi kryesor dhe i vetëm i tij do të duhej të ishte që nëpërmjet konsultimeve të përcaktojë kornizën negociuese platformën që rregullon pozicionet negociuese të republikës së Kosovës në dialog. Ngjashëm duhet të qartësoj propozimin për dialog të brendshëm me komunitetin serb në kuptim të modelit të tij, kornizë përmbajtjesorë”, tha ai.

Ajo shtoi se Qeveria Kurti duhet që menjëherë te ndërmarrë masat e nevojshme që i shërbejnë rimëkëmbjen e Kosovës në rrafshin diplomatik.

Reforma e administratës publike dhe ato në sistemin e drejtësisë, sipas GLPS-së mbeten dy prioritete të tjera të Qeverisë Kurti.

Përparim Kryeziu tragoi prioritetet e Qeverisë Kurti përkitazi me Kabinetin Qeveritar.

“Qeveria Kurti duhet të prezantojë një mekanizëm të mbikëqyrjes efektive të punës së ministrave nëpërmjet hartimit të një sistemi ‘tract record’. Ky sistem do të ofronte pasqyrën të punës së ministrave. Duke qenë dëshmitarë të qeverisë paraprake e cila në shumicën e rasteve emërimet e larta politike i ka bërë pa asnjë kriter profesional. Qeveria Kurti duhet të ndryshojë këtë praktike”.

Sa i përket taksës 100%, këtu u tha se me të marrë vendimin për largimin e tarifës kundër mallrave serbe qeveria e re duhet te tregojë gatishmëri për të filluar negociata me BE-në.

“Qeveria Kurti duhet të prezantojë sa më parë një plan ekonomik që në thelb ka rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendor dhe nxitjen e zhvillimi të bizneseve të vogla. Qeveria Kurti duhet të udhëhiqet nga politikat ekonomike që në qendër ka grupet socio-demografike te cilat janë të prira për migrim. Qeveria e re poashtu duhet të prioritizojë politika të punësimet duke u ofruar trajnime për punësim dhe ndërmarrësi”.


MË SHUME NGA Lajme