Ndahen mirënjohje për 50 personalitete që dhanë kontribut të veçantë për UP
BKT
Lajme

Ndahen mirënjohje për 50 personalitete që dhanë kontribut të veçantë për UP

50 mirënjohje për kontribut të veçantë janë ndarë në 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Aty u tha se pa kontributin e ish-profesorëve dhe martirëve, nuk do të ishte e mundur funksionimi i UP-së.

Marjan Dema rektor në Universitetin e Prishtinës në fjalën e tij para të pranishmëve tha se për të gëzuar këtë ditë, dikush ka vuajtur e dikush është vrarë.

“Universiteti i Prishtinës po feston 50 vjetorin e themelimit të saj. Për të gëzuar këtë ditë e këtë liri dikush vuajti shumë e dikush nuk është në mesin tonë por të gjithë e dimë se kush janë ata. Ata dhe ju jeni heronjtë e dijës sonë. Ky virtyt u trashëgua në këtë shekull kur profesorët dolën për të kontribuar dhe përqafuar frymën e lirisë, ku e paguan me rrahje dhe vrasje. Ky tempull është i shpresës dhe paqes dhe pavarësisë. Ky tempull gjysmëshekullore bëri rezistencë në të gjitha etapat. UP si institucion nuk do të ishte e tillë pa kontributin e atyre dhe guximin e profesorëve që ligjëruan nëpër shtëpi të improvizuara si shkollë”, ka thënë Dema.

Mirënjohje post mortum u nda edhe për i ish-rektorin e UP-së, Ejup Statovci.


MË SHUME NGA Lajme