13:40 / 12.02.2020
Haradinaj: Sot e pësuan dy profesionistë – Bahri Berisha dhe Mendim Rugova
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se me vendimet e qeverisë së re të drejtuar nga Albin Kurti kanë pësuar dy profesionistë – Bahri Berisha dhe Mendim Rugova.
Ai i është referuar anulimit të vendimit për vazhdimin e mandatit të Drejtorit të Doganave të Kosovës Bahri Berisha, si dhe vendimit të sotëm për shkarkimin e të gjithë Koordinatorëve Nacionalë.
“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova. Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”.























