M.United synon të blindojë mesfushën me dyshen Maddison-Grealish!
BKT
Sport

M.United synon të blindojë mesfushën me dyshen Maddison-Grealish!

Drejtuesit e Manchester United duket se do të futen fuqishëm në merkaton e verës, për të afruar futbollistë që do të rrisnin cilësinë e skuadrës.

Mediat angleze flasin se “Djajtë e Kuq” pritet të shpenzojnë 160 milionë paund për dyshen James Maddison-Jack Grealish. Maddison po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Leicester ndërkohë që e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Grealish, i cili me paraqitjet e tij po përpiqet që të nxjerë Aston Villan nga zona e ftohtë e renditjes.  Megjithatë për drejtuesit e United nuk do të jetë e lehtë të arrijë te dyshja, sidomos te Maddison, pasi lojtari është në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës.