Austria do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e arsimit
BKT
Lajme

Austria do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

Weidinger ministres Bajrami ia konfirmoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e arsimit, në veçanti arsimin e lartë ku është e koncentruar mbështetja austriake

Bajrami falënderoi Austrinë e cila i ka ndihmuar Kosovës në vazhdimësi në shtetformim dhe shtetndërtim, ndërsa theksoi nevojën e mëtutjeshme për mbështetje në arsim në mënyrë që të realizohen prioritetet dhe të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme