Gjiganti anglez blen yllin e Ajaxit
BKT
Sport

Gjiganti anglez blen yllin e Ajaxit

Ylli i Ajaxit, Hakim Ziyech karrierën do ta vazhdojë në Premier League.

Sipas mediave britanike, Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin holandez për transferimin e Hakim Ziyech.

Ziyech është një nga lojtarët kryesore tek Ajaxi. Siç raportohet marokeni do t’i bashkohet londinezëve në verën që vjen për shifrën 45 milionë euro.

Ziyech kërkohej edhe nga disa klube tjera evropiane, por thuhet se 26 vjeçari ka zgjedhur skuadrën e Frank Lampard.