18:23 / 12.02.2020
Ilir Aliu zëvendësministër i ri i Financave dhe i Transfereve
Ilir Aliu është zëvendësministri i ri i Financave dhe i Transfereve.
Emërimi i tij është bërë nga kryeministri Albin Kurti.
Njoftimi i plotë nga Ministria:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Ilir Aliu, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Kryeministri Kurti, ka uruar z. Aliu për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve.























