20:54 / 12.02.2020
Kastrati: Haradinaj do t`i bëjë rezistencë Kurtit, që të mos them probleme
Analisti politik, Ardian Kastrati, konsideron që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do t’i bëjë opozitë të fuqishme kryeministrit Albin Kurti.
Kastrati ka folur kështu në “Debat” te RTK.
"Zoti Haradinaj beson në kauzën e tij të taksës qind për qind. Ky njeri ka treguar që është insistues për gjërat që beson. Besoj që do të bëjë shumë rezistencë, për të mos thënë probleme. Albini nuk u është frikësuar shumë këtyre të PDK-së. Albini i frikësohet Ramushit goxha shumë", ka theksuar ai.























