Ngjarjet e datës
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës

Ngjarjet e ditës: 13 shkurt 2020

09:30

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, viziton punimet e deritanishme në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë. (Fshati Gllamnik, në afërsi të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ky në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

10:00

Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu” mbanë konferencë në lidhje me realizimin e dokumentarit në fjalë. (Holli i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Prishtinë)

11:00-11:45

Komuna e Gjilanit mban tri aktivitete.

Agjenda:

11:00 – Memorandum mirëkuptimit me organizatën GIZ (Zyra e Kryetarit)

11:30 – Kryetari Lutfi Haziri viziton shkollën “Vesel Muja” (Te Mihirt, afër Bresalcit)

11:45 – Inaugurimi i palestrës shkollën “Ibrahim Uruqi”, në Bresalc

12:00

Bëhet përurimi i librit “Hamleti: njeriu i hijeve”, botim ky i Kolegjit “Biznesi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

13:30

Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” me autor doajenin e gazetarisë kosovare, Azem Brovina. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

19:00

Bëhet promovimi i librit artistik  “Flirting with Leftovers”, me autore Koja. (Fondacioni  “Shtatëmbëdhjetë”, Prishtinë)

20:00

Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Carmen”, me koreografi nga Natalia Osipova. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)


MË SHUME NGA Lajme