Pompeo uron Kurtin, sugjeron heqjen e tarifës
BKT
Lajme

Pompeo uron Kurtin, sugjeron heqjen e tarifës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pranoi letër urimi nga Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Michael Pompeo, si dhe nga Ambasadori i ShBA-së në vendin tonë Philip Kosnett.

Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

“Tani është koha për të realizuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen e dyanshme, e cila është qenësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Heqja e tarifës në mallrat e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për të sjellë prapë palët në tryezën e negociatave.”, shkruan Pompeo në letrën dërguar kryeministrit Kurti.

Ndërkaq Ambasadori Kosnett ka uruar Kryeministrin Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.

.


MË SHUME NGA Lajme