Ismaili i PDK-së: Po mundoheni me inat të ndalni zërin e opozitës
BKT
Lajme

Ismaili i PDK-së: Po mundoheni me inat të ndalni zërin e opozitës

Ismaili i ka thënë Kusarit se nuk mund të kërkohet substancë nga opozita kur qeveria nuk ka sjellur as planprogram në Kuvend.

Ismaili është shprehur se pozita po mundohet të ndalë zërin e opozitës.

“Cilën substance po e doni kur ne nuk po shohim as planprogram, shiko çfarë gabimi logjik, të krijohet substance kur ne nuk kemi as planprogram, qysh mund ta kontrollosh qeverinë kur nuk e din çfarë do të punojë? Sot jemi këtu me iu tregu që me një inat të madh po mundoheni me e ndalë zanin e opozitës. Ne ju treguam që votojmë për çështje të rëndësishme të shtetit, që ju nuk e keni bërë dikur”, tha Ismaili.

Më tutje, Ismaili është shprehur se çështjen e etnive dhe minoriteteve në Kuvend e ka sjellur Vetëvendosja, andaj këta duhet të kërkojnë falje për fjalët çetnikë e të tjera.

Ai në fund e ka këshilluar pozitën të mos udhëheq me inate.

“Çështjen e etnive, unë prap po tregoj se ka nevojë me u dëshmu kapak. Këtë çështje në Kuvend e keni sjellur ju. Kërkoni falje për fjalët çetnikë e të tjera, tani ejani folni. Pse atëherë nuk e ke ngritur zërin e tash po? Unë ua kuptoj maratonat politike e ndryshimet e adresave e partive, por nuk po ua kuptoj ndryshimet e parimeve. Nuk bën organi më i madh ligjvënës t’i thejë rregullat sepse nuk e di çfarë mund të presim nga Kuvendi pastaj. Mos udhëheqni me inati sepse kjo po vërehet dhe është e çuditshme.”, tha Ismaili. 


MË SHUME NGA Lajme