Votohet vazhdimi i validitetit të rregullores për legjislaturën e shtatë
BKT
Lajme

Votohet vazhdimi i validitetit të rregullores për legjislaturën e shtatë

Me 91 vota për ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që si pikë e rendit të ditës të shtohet edhe pika për vazhdimin e vlefshmërisë së rregullores së punës së Kuvendit së Kosovës edhe për legjislaturën e shtatë, deri në miratimin e rregullores së re, me përjashtim të nenit 69, paragrafi 4 të kësaj rregulloreje.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka paraqitur këtë propozim para deputetëve të Kosovës.

“Paraprakisht kemi nevojë që të ndryshojmë rendin e ditës duke shtuar një pikë të re para votimit të përbërjes të Komisioneve Parlamentare dhe propozoj që pika që duhet të votohet proceduralisht me 2/3 e deputetëve të pranishëm të jetë vazhdimi i vlefshmërisë së rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës e dhe për legjislaturën e shtatë. Meqenëse ne pak a shumë e dakorduam idenë dhe vendimin për këtë çështje dhe në mungesë të materialeve të shkruara për deputetët ky vendim nëse votohet bëhet vendim duhet ta ketë vetëm një pikë që po e lexoj. Pra Konfirmohet vlefshmëria e rregullores së punës së Kuvendit edhe për legjislaturën e shtatë deri në miratimin e rregullores së re të punës së Kuvendit me përjashtim të nenit 69, paragrafi 4. Paragrafi i 4 i parasheh komisionet funksionale dhe meqenëse propozimi që ka qenë i paraparë për rendin e ditës të sotëm e paraqet një numër prej 10 komisioneve dhe me emërtime të reja, ne i japim validitet rregullores së Kuvendit edhe për legjislaturën që jemi, por lëmë hapësirë që pas miratimit të këtij vendimi një vendim tjetër për komisionet të krijojë mundësinë që 14 komisionet të konstituohen menjëherë pas marrjes së këtij vendimi”, tha ai.

Me këtë propozim u pa jua edhe pozita. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi tha se ky grup e mbështet propozimin e PDK-së.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje e mbështet propozimin e grupit parlamentar të PDK-së për vazhdimin e vlefshmërisë së rregullores së punës së Kuvendit”, tha ai.

Po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka konfirmuar përkrahjen e tyre.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e konfirmon marrëveshjen dhe e përkrahë“, tha ai.

Propozimin e PDK-së për vazhdimin e vlefshmërisë së rregullores së punës së Kuvendit e ka përkrahur edhe grupit parlamentar Nisma-AKR dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme