19:07 / 13.02.2020
Kurti emëron drejtorin e Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Aziz Bicin për këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti i ka uruar Aziz Bicit suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si drejtor i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.























