Fantazisti i Ajaxit transferohet te Chelsea
BKT
Sport

Fantazisti i Ajaxit transferohet te Chelsea

Ashtu siç ishte përfolur nga mediat gjatë ditës së djeshme, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar për kalimin e Hakim Ziyech nga holandezët e Ajaxit, te londinezët e Chelseat.

Ka qenë vetë klubi anglez, që nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se ka blerë kartonin e fantazistit maroken, ndërsa transferimi do të kryhet vetëm gjatë verës së ardhshme.

Sipas klubit londinez të Chelseat, formula e transferimit është ajo e blerjes përfundimtare kundrejt shifrës prej 40 milionë eurosh dhe një bonusi prej 4 milionë eurosh.