Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë të ftuar do të jenë Edita Ademi Sadiku dhe Arlind Sadiku, të cilët do të flasin për ditën e të dashuruarve.

Kurse për 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës do të paraqitet Hysen Bytyqi, Prorektor për mësim dhe çështje për student nga UP.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Granit Bajraliu, organizator i turneut, i cili do të flasë për turneun e pavarësisë në tenis.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme