14:14 / 14.02.2020
Rexhepi e Nurboja diskutojnë për planet dhe aktivitetet në MAPL
Reshat Nurboja sot edhe zyrtarisht mori detyrën pas emërimit të djeshëm nga ana e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, si zëvendës ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ministrja e MAPL-së, Emilija Rexhepi, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, priti zëvendësin e saj, Reshat Nurboja, të shoqëruar nga deputetja Mimoza Kusari Lila, të cilit i uroi shumë fat në punën e tij, duke theksuar gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar.
Rexhepi e njoftoi zëvendësin e saj lidhur me planin e punës dhe aktivitetet e ministrisë.























