14:33 / 14.02.2020
Presidenti i FFK-së mori pjesë në mbledhjen e Komisionit “HatTrick”
Gjatë dy ditëve të kaluara në Gjenevë është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të UEFA-s ‘HatTrick” për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili është pjesë e këtij komisioni.
Gjatë këtij takimi u analizuan projektet e aprovuara në vitin paraprak dhe u vlerësua ecuria e tyre, derisa u aprovuan edhe disa projekte tjera për këtë vit kalendarik. Me theks të veçantë u diskutua për VAR, për të cilin projekt ka konkurruar edhe Kosova. Komisioni ‘HatTrick’ nuk vendosi për kompaninë që do të merret me implementimin e projektit VAR në federatat që kanë aplikuar, por e delegojë këtë çështje për t’u diskutuar dhe për t’u vendosur në Kongresin e UEFA-s, që do të mbahet më 3 mars në Amsterdam.























