Jahjaga në Mynih, flet për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse
BKT
Lajme

Jahjaga në Mynih, flet për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është duke qëndruar në Mynih në Konferencën për Siguri.

Jahjaga përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është pjesëmarrëse në tryezën “Ndryshimi i Perceptimeve për Lidership të mirë”, ku është diskutuar për barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse.

Gjithashtu, edhe për mënyrën se si duhet të tejkalohen ato.

"Këshilli i Grave Lidere të Botës, në kuadër të Konferencës së Munich-ut për Siguri, ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë "Ndryshimi i Perceptimeve për Lidership më të mirë", ku u diskutua pë barrierat gjinore të grave në pozita udhëheqëse dhe mënyra për t'i tejkaluar ato. Gjatë diskutimit, dhashë perspektivën e Kosovës për çështjet gjinore dhe progresin që është bërë gjer më tani", ka shkruar Jahjaga.


MË SHUME NGA Lajme