Real Madrid në sulm për “Casemiron e ri”
BKT
Sport

Real Madrid në sulm për “Casemiron e ri”

Real Madridi është hedhur në sulm për “Casemiron e ri”.

Sipas “Marca” madrilenët janë duke e vëzhguar talentin e Rennes, Eduardo Camavinga si zëvendësim afatgjatë të brazilianit.

Camavinga, vetëm 17 vjeç, po bën një sezon të madh me skuadrën e tij, duke zhvilluar 24 ndeshje në Ligue 1, transmeton Scanner.

Casemiro ka edhe disa vite kontratë me Realin, por krerët e “Los Blancos” qysh gjatë kësaj verë duan të sigurojnë pasuesin e 27 vjeçarit, dhe siç raportohet, Eduardo Camavinga është objektiv i gjigantit spanjoll.