Kjo është paga që i ofron Barcelona Martinezit
BKT
Sport

Kjo është paga që i ofron Barcelona Martinezit

Ylli i Interit, Lautaro Martinez mbetet objektiv i gjigantit spanjoll, Barcelona.

Sipas mediave italiane, “Blaugranat” janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 17 milionë euro në sezon, aq sa merr sulmuesin francez, Antoine Griezmann.

Kampionët në fuqi prej kohësh janë duke e monitoruar sulmuesin argjentinas, të cilin do të provojnë ta blejnë gjatë verës që po vjen.

Barcelona e sheh si pasues të denjë te Luis Suarezit yllin e internistëve.

Klauzola e lojtarit kap shifrën 111 milionë euro, por thuhet se katalonasit janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër në mënyrë që lojtarin ta sjellin në “Camp Nou”, transmeton Scanner.

Ndryshe, Martinez po vëzhgohet edhe nga rivalët e Barcelonës, Real Madrid.