23:02 / 14.02.2020
Avokati Tomë Gashi për lypësit: Këta kanë shefa me mercedesa
Avokati Tomë Gashi është xhiruar duke shqelmuar paratë që një lypës i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Pas publikimit të këtij lajmi në disa media avokati Gashi, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar për momentin kur i shqelmoi paratë lypësit, duke thënë se këta lypës kanë shefa me mercedesa.
“Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza ne PRISHTINE! Keta kan shefa me MERCEDESA dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.! Keshtu nuk ka ne sheshin Skenderbeu ne TIRANË!”, shkruan Tomë Gashi në Facebook.
























