LDK-ja sot e zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës
BKT
Lajme

LDK-ja sot e zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës

Sot do të vendoset se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, dje, nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Rudari i ka thënë për media se të shtunën do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveçëm. Nesër kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut, në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen me 15 mars 2020.


MË SHUME NGA Lajme