Kurti takon homologun bullgar në Mynih, dakordohen për bashkëpunim
BKT
Lajme

Kurti takon homologun bullgar në Mynih, dakordohen për bashkëpunim

Kryeministri Albin Kurti është takuar në Mynih me homologun bullgar Boyko Borissov,

Kryeministri bullgar ka postuar një fotografi në Facebook gjatë takimit me Kryeministrin Albin Kurti.

Borissov ka shkruar se ka uruar për postin e Kryeministrit dhe kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, inestimeve dhe turizmit, raporton Gazeta Express..

“Takova Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. E urova për zgjedhjen në postin e Kryeministrit. Nuk ka ndonjë çështje të pazgjidhur në mes shteteve tona, marrëdhëniet dypalëshe gjithmonë janë karakterizuar me besim të ndërsjellë. Ka një potencial të pashfrytëzuar për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, investimive dhe turizmit”, ka shkruar Kryeministri bullgar.

Konferenca e Sigurisë në Mynih që ka filluar dje do të vazhdojë sot dhe nesër. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti I Serbisë, Aleksander Vuciq.


MË SHUME NGA Lajme