14:45 / 16.02.2020
RTK njofton shikuesit se janë sanuar prishjet në rrjetin kabllor IPKO
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) njofton të gjithë shikuesit se është rregulluar prishja që ka shkaktuar probleme në transmetim në platformën IPKO në orët e paradites.
Stafi i RTK-së në bashkëpunim me teknikët e IPKO-s kanë arritur ta sanojnë prishjen duke rikthyer transmetimin e kanaleve të RTK-së në këtë platformë kabllore.























