Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”
Sharr Travel

Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës organizojnë ekspozitën “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.

Hapja e ekspozitës do të bëhet nesër, më 17 shkurt, në orën 11:00, në Amfiteatrin e Muzeut të Kosovës.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 21 shkurt 2020.