Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Ky është programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë është Arta  Avdiu gazetare e cila do të flas për Dokumentarin për Pavarësinën e Kosovës.

Në lidhje të drejtëpërdrejt do të jetë Xhemile Murati drejtoreshë e kulturës, e cila do të flasë për aktivitetet që do të mbahen për pavarësinë e Kosovës.

Mysafir në studio do të jetë Nuri Behxheti – historian, i cili do të flas për ditën e Pavarësisë.

Hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, Bedri Zymberaj - drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, do të jetë në lidhje të drejtëpërdrejt.

Mysafiri i radhës në studio do të jetë Gjergj Dedaj ambasador i Kosovës në Maqedoninë Veriut, i cili do të flasë për ditën e Pavarësisë.

Po ashtu edhe Sabrie Spahiu koreografe, në  studion Mjellma do të jetë mysafire në studio e cila do të flas për pika baleti që do të mbahen për festën e Pavarësisë.

Besim Aliu - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në lidhje tëdrjtëpërdrejt do të tregpjë se çfarë moti na pret në ditët në vijim

 

 

 

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale