Filmi i ri i Loren ekskluzivitet i Netflix

Filmi i ri i Loren ekskluzivitet i Netflix

Filmi i ri i Sophia Loren ”La vita davanti a sé” (”Jeta përballë vetes”), do të jetë ekskluzivitet i Netflix.

Me regjisor djalin e aktores, Edoardo Ponti dhe shkruar nga ky i fundit dhe Ugo Chiti, filmi do të transmetohet në gjysmën e dytë të 2020-s në të gjithë botën.

Në krah të Lorenit do të jenë edhe Ibrahima Gueye, Renato Carpentieri dhe Massimiliano Rossi.

Loren interpreton zonjën Rosa, një e mbijetuar e Holokaustit, e cila kujdeset për fëmijët e prostitutave, në apartamentin e saj modest në Bari.

Ajo merr edhe Momo, një 12-vjeçar senegalez.

Së bashku i mbijetojnë vetmisë duke krijuar një familje jo të zakonshme. Ky film është adaptimi i librit bestseller ”La vie devant soi” i Romain Gary./atsh/


MË SHUME NGA Kulturë