Ali Ahmeti, uron Pavarësinë: Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!

Ali Ahmeti, uron Pavarësinë: Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka uruar Republikën e Kosovës, me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së saj, duke kujtuar shokët e flijuar ndër vite për çlirim.

Ahmeti ka potencuar se me nostalgji i rikthehet idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë.

Ja postimi i tij në facebook:

Sot, në këtë përvjetor, me nostalgji i rikthehem idealit të një jete të tërë kushtuar kombit, Kosovës, lirisë.
Sa shokë tanë ranë ndër vite dhe nuk e arritën ta përjetojnë atë për të cilën u flijuan, Kosovën shtet, sot i kujtoj me mall e me respekt të gjithë, lavdi të gjithë të rënëve për liri, më të mirëve të kombit!
Gëzuar Kosovë nga biri yt, Abazi!


MË SHUME NGA Aktuale