Vetitë e mrekullueshme të shegës dhe sëmundjet që kuron
BKT
Lifestyle

Vetitë e mrekullueshme të shegës dhe sëmundjet që kuron

A e dinit që sa më i kuq të jetë një frut apo një perim aq më i pasur në antioksidantë është ?! Pikërisht kjo ngjyrë u jep fuqinë këtyre ushqimeve të luftojnë qelizat kanceroze e shega është një prej tyre.

Dhe pse shumë prej nesh mund ta shijojnë këtë frut , parapëlqejnë mos ta përfshijnë në dietën e tyre vetëm se pastrimi i shegës mund të kërkojë kohë, por kur të lexoni më poshtë se çfarë ka ky frut për të na ofruar të jeni të sigurtë se do i qëroni me sy mbyllur.

Vetëm një gotë shegë mund t’i sigurojë organizmit 30% të kërkesave për vitamin C, 36% për vitamin K, 16% për vitamin B9 dhe 12% të postasiumit.

Konsumimi i shegës vetëm për dy javë ul presionin e gjakut.

Shega trajton artritin dhe dhimbjen e kyçeve.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullon qarkullimin e gjakut duke ulur nivelin e kolesterolit.

Ky frut parandalon krijimin e sëmundjeve që prekin trurin.

Luftojnë aneminë duke rritur nivelet e homoglobinës.

Shega është një frut ideal për diabetikët, pasi njihet ndryshe si insulina natyrale.

Lufton qelizat kancerogjene , dhe ndihmon në forcimin e organizmit në momentin kur preket nga infeksionet bakteriale.