Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje direkte do të jetë Violeta Zatriqi, kirurge plastike-estetike, koordinatore e konferencës, e cila do të flasë për nisjen e Simpoziumit "Trajtimi i plagës me metoda bashkëkohore".
Ndërsa mysafire do të jetë Prof. dr. Sabile Keçmezi Basha, shkrimtare, historiane, e cila do të flasë për Çmimin Kombëtar për Veprën Jetësore "Azem Shkreli".
Po ashtu në një lidhje direkte nga BKUK, do të jenë Ridvan Slivova, fotoreporter dhe Fazli Gajraku, drejtor i BKUK-së, të cilët do të flasin për Ekspozitën "Kujtesa e Kosovës: Jeta Nën Qiell e Najlon".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























