14:42 / 18.02.2020
Policja nga Gjilani ishte suspenduar nga puna pasi kishte probleme psiqike
Prokuroria ka konfirmuar rastin e rëndë në Gjilan ku një police ka vrarë dy prindërit e saj, dy vëllëzërit dhe në fund vetën për motive të panjohura deri më tani. Ndërsa Gazeta Metro merr vesh se e ndjera ishte suspenduar nga puna për shkak të problemeve psiqike.
Rasti dyshohet se ka ndodhur sot dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur menjëherë njësitet e nevojshme.
Prokuroria përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se detaje më të hollësishme do të zbulohen së shpejti.























