Në Chicago, mbrëmje diskutimi kushtuar lindjes së Republikës së Kosovës

Në Chicago, mbrëmje diskutimi kushtuar lindjes së Republikës së Kosovës

Një diskutim për lindjen e shtetit të Kosovës do të organizohet të dielën e 23 shkurtit në Chicago të SHBA-së.

Sipas njoftimit të shkrimtarit dhe gazetarit shqiptar, Gazmend Kapllani, aty do të flasin personalitete që kanë përjetuar personalisht ngjarjet më të rëndësishme që sollën Pavarësinë e Kosovës.  

NJOFTIMI:

Te Djelen, 23 Shkurt, nga ora 7-10 e darkes ne Universitetin DePaul, Katedra e Albanologjise Hidai Eddie Bregu organizon nje mbremje diskutimi kushtuar lindjes se Republikes se Kosoves, te kaluares, te tashmes dhe te ardhmes.
Me ligjerues te zgjedhur qe kane perjetuar personalisht ngjarjet me te rendesishme qe sollen Pavaresine e Kosoves dhe nepermjet filmit qe do shfaqim - ftojme komunitetin Shqiptaro-Amerikan ne Cikago ne nje diskutim te hapur. Eventi do transmetohet online ne Facebook dhe YouTube fale studenteve tane te mrekullueshem Shqiptaro-Amerikane ne DePaul.

Ju lutem shperndajeni sa me shume dhe ftoni koleget, shoket, shoqet dhe fqinjet tuaj Amerikane. Shqiptaret sot kane nevoje me shume se kurre te degjohen dhe te dialogojne me nje publik global.

Ju presim te Djelen.
KUR: 23 Shkurt 2020
ORA: 7-10pm
VENDI: Auditorium 154
SCHMITT ACADEMIC CENTER (SAC)
2320 N. Kenmore Ave. Chicago, IL 60614

Image may contain: 1 person, smiling, text


MË SHUME NGA Kulturë