Anëtari i PDK-së: Xhelal Sveçla po e merr veturën e shtetit në shtëpi

Anëtari i PDK-së: Xhelal Sveçla po e merr veturën e shtetit në shtëpi

Artan Muhaxheri, koordinator i PDK-së në Pejë ka akuzuar Xhelal Sveçlën e Vetëvendosjes se po e shkel ligjin duke e marrë veturën zyrtare edhe në shtëpi, gjë që sipas tij nuk i takon.

Muhaxheri ka publikuar një fotografi të veturës zyrtare të zv.ministrit Sveçla të parkuar në trotuar në një lagje të Prishtinës, dhe i ka kujtuar atij fjalët e Albin Kurtit për të tilla raste, transmeton gazetametro.net.

"Albini dikur thoshte; ata kanë xhipa ne kemi trotuare , në momentin kur erdhë Vetëvendosje në pushtet qytetaret nuk kanë as xhipa dhe as trotuare , sepse zëvendësministri Xhelal Sveçla jo vetëm që veturen zyrtare e merr në shtepin e tij por edhe e bllokon trotuarin”, ka shkruar Artan Muhaxheri në Facebook.

 


MË SHUME NGA Aktuale