Kurti: Puna e AKI-së është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë

Kurti: Puna e AKI-së është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e ka vizituar Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI), të cilët i ka falënderuar për shërbimin e tyre.

Kurti ka vlerësuar se në një rajon të paqëndrueshëm siç është Ballkani Perëndimor, ku në 3 vitet e fundit ku ka pasur dy grusht-shtete të dështuar, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë.

“Sot vizitova Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, në përvjetorin e 11-të të saj dhe i falënderova për shërbimin e tyre. Në një rajon të paqëndrueshëm, siç është Ballkani Perëndimor, ku kemi pasur dy grusht-shteti të dështuar në 3 vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruat Kurti në Twitter.


MË SHUME NGA Aktuale