Sllovakia me qasje fleksibile ndaj Kosovës, mbështet dialogun me Serbinë
BKT
Lajme

Sllovakia me qasje fleksibile ndaj Kosovës, mbështet dialogun me Serbinë

Forumi për Lidership dhe Diplomaci, gjatë Ditës së Martë, me datë 18.02.2020, ka mbajtur debatin publik me përkrahje financiare të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Ky debat është realizuar në kuadër të Projektit ”Akademia për Lidership” pas shumë takimeve, debateve dhe aktiviteteve tjera me katërdhjetë pjesëmarrëse (gra dhe vajza) në kuadër të projektit.

Pjesëmarrëset në kuadër të projektit janë nga të gjitha Regjionet e Kosovës, ku krahas pjesëmarrëseve të përfaqësuara janë edhe komunitetet joshumicë që jetojnë në Kosovë. Njomza Emini, Drejtore Ekzekutive në Forumin për Lidership dhe Diplomaci, duke vlerësuar mbështetjen e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, falënderoi Zotri Rastislav Kostilnik për mbështetjen e ofruar dhe gatishmërinë e kësaj zyre për të përkrahur grupet e margjinalizuara si personat me aftësi të kufizuara dhe avancimi i të drejtave të të rinjve dhe grave në vendimmarrje.

Gjithashtu vlerësoi si shumë të rëndësishme përkushtimin e Zotri Kostilnik, për pjesëmarrje në debat dhe diskutim me pjesëmarrëset. Zotri Rastislav Kostilnik, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, shpjegoi arsyet pse Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën duke theksuar se vendi i tij nuk ka qenë asnjëherë armiqësor ndaj Kosovës. Problemi i vetëm është shpallja e pavarësisë në mënyrë të njëanshme - është bërë pa pëlqimin e dy palëve, pa marrëveshje me Serbinë.

Sidoqoftë, Sllovakia po mban qasjen fleksibile ndaj Kosovës, duke mbështetur Dialogun dhe beson se Dialogu do të sjellë frytet e pritura. Për ta kthyer dinamikën që ka ekzistuar në të kaluarën, është e rëndësishme që të hiqen tarifat 100% të cilat janë të dëmshme për të dyja palët. Ai gjithashtu theksoi se të qenit udhëheqës, kërkon përvetësimin e të mendim kritik. Sfidimi i të gjitha çështjeve të rëndësishme, përfshirë liberalizimin e vizave, është thelbësore. Në këtë temë ai theksoi se Sllovakia nuk është problem por pjesë e zgjidhjes dhe shprehu dëshirën e tij që njerëzit që jetojnë në Kosovë të kenë një regjim pa viza.


MË SHUME NGA Lajme