Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mbrojtjen e mjedisit
BKT
Lajme

Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mbrojtjen e mjedisit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mundësitë e përfitimit të Kosovës nga praktikat e mira të shtetit finlandez, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Duke e përgëzuar për marrjen e detyrës, ambasadroja shfaqi gadishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit rreth implementimit të projekteve të parapara nga qeverisja e tanishme.


MË SHUME NGA Lajme