17:25 / 19.02.2020
Lazio në sulm për Giroud
Lazio është hedhur në sulm për sulmuesin e Chelseat, Olivier Giroud.
Sulmuesi francez në verën që vjen mund të largohet nga Londra më parametra zëro.
“The Sun” shkruan se ‘lacialët’, të cilët po shkëlqejnë këtë sezon të garave, duan të nënshkruajnë me Giroud në tregun e verës që po vjen.
Krerët e skuadrës italiane, pritet të kontaktojnë lojtarin, i cili mund të nis negociata me cilindo klub, sepse Giroud në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Chelsea.
E ardhmja e francezit duket se do të jetë larg Stamford Bridge, dhe siç mësohet, Lazio mund të jetë “shtëpia” e tij e radhës.























