18:29 / 19.02.2020
Thaçi: Familja atdhetare Sejdiu ia dha Kosovës katër djem dëshmorë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ishte në familjen e atdhetare Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, nënës së katër dëshmorëve Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin.
Postimi i Thaçi në Facebook:
Sot isha në familjen e atdhetarit Sheremet Sejdiu në Qirez të Skenderajt, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës Abide, bashkëshortes së tij.
Në shkurtin e vitit 1998, kjo familje atdhetare ia dha Kosovës katër djem dëshmorë, Beqirin, Nazmiun, Bedriun dhe Bekimin. Nderime përjetësisht kësaj familjeje patriotike, që sakrifikoi shumë për lirinë dhe pavarësinë tonë. HTH
























