Gazeta Express: Zyrtarët amerikanë besojnë se Kurti i gënjeu
BKT
Lajme

Gazeta Express: Zyrtarët amerikanë besojnë se Kurti i gënjeu

Albin Kurti, është në telashe serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve, Kurti i gënjeu ata lidhur me taksën dhe se po mbështetet në evropianët në vend të amerikanëve.

Burimet e besueshme nga SHBA-ja se “Kurti është në telashe serioze me Amerikën”.

Amerikanët besojnë se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.

“Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit”, thonë burimet.

Gjithashtu, gjithmonë sipas burimeve, Kurti ua ka bërë me dije amerikanëve se po mbështetet tek evropianët në vend të tyre.

“Kurti ka sinjalizuar SHBA’të se do të mbështetet tek evropianët në vend të amerikanëve”, kanë treguar burimet. 


MË SHUME NGA Lajme