Luftoni humbjen e flokëve me lëngun e qepës

Luftoni humbjen e flokëve me lëngun e qepës

Studimet kanë zbuluar që qepa bën mirë kundër rënies së flokëve. Përveç kësaj ndihmon edhe për të zgjidhur problemet me zbokthin dhe infeksionet e lëkurës së kokës.

Një studim i publikuar në Revistën e Dermatologjisë disa vite më parë, kishte gjetur që pacientë sëmundjes alopecia areata kishin përdorur lëngun e qepës për skalpin dy herë në ditë për dy muaj dhe kishin një rritje domethënëse të flokëve sesa ata që përdornin ujin e rubinetit.

Rezultati ishte më i mirë te meshkujt sesa femrat.
Receta më poshtë u jep flokëve edhe shkëlqim falë mjaltit që shtohet, shkruan revistaclass. Mjalti është plot me antioksidant dhe mban lagështi.

1 kokërr qepë, grijeni në mikser dhe pastaj hidheni në një kullesë e shtypeni me lugë që të nxjerrë lëngun

2 lugë gjelle mjaltë

Hidhni pak pika vaj aromatik si vaj livande.


MË SHUME NGA Lifestyle