13:52 / 20.02.2020
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Naser Pajaziti, profesor i gjuhës shqipe, i cili do të na njoftojë për ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare.
Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejt do të paraqitet Krenare Pireva Nuqi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike edhe dy student, të cilët do të flasin për mësimin e bazuar në projekt.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























