Vaktet e duhura kundër inflamacionit, ushqimet dhe sasitë që ju duhen

Vaktet e duhura kundër inflamacionit, ushqimet dhe sasitë që ju duhen

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj toksinave ose lëndëve të huaja në trup.

Qëllimi i tij është që të ndihmojë trupin të eliminojë këto substanca të huaja dhe të riparojë dëmin e kryer.

Ai ndahet në tre kategori:

Inflamacioni kronik ose sistemik është i dëmshëm sepse trupi sulmon veten.

Inflamacioni mund të prekë enët e gjakut dhe më pas trurin.

Inflamacioni kronik, shkakatari i saktë i të cilit nuk dihet akoma, besohet të jetë një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve.

Bëhet fjalë për sëmundjet e zemrës, sindroma metabolike, Alzheimeri, depresioni e të tjerë.

Aktiviteti fizik, gjumi i pandërprerë dhe i mirë por edhe ushqyerja e shëndetshme janë thelbësorë për luftimin e inflamacionit.

Një studim suedez ka nxjerrë në pah përbërësit më të mirë të një regjimi të shëndetshëm kundër inflamacionit.

Ushqimet Më Të Mira Kundër Inflamacionit

Studiues të ndryshëm kanë identifikuar ushqimet e mëposhtme për potencialin e lartë kundër inflamacionit.

Bëhet fjalë për:

Frutat dhe perimet (6 racione në ditë)

Çarjat bimorë (3 filxhanë në ditë)

Kafeja (2 filxhanë në ditë)

Buka me drithë të plotë (2 feta në ditë)

Musli  (më pak se një racion në ditë)

Djathi me pak yndyrë (një racion në ditë)

Vaji i ullirit

Çokollata (një racion)

Ushqimet Që Nxisin Inflamacionin

Studimet thonë se pavarësisht racioneve, ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin inflamacionin në organizëm.

Bëhet fjalë për:

Mishrat e përpunuar siç janë: sallamrat, proshutat, salçicet e të tjera si këto

Mishi i kuq i përpunuar

Patatinat

Pijet industriale

Yndyrnat e përpunuara

Të skuqurat

Ëmbëlsirat industriale.

Sipas studiuesve suedezë një shembull tipik i vakteve kundër inflamacionit është i tillë:

Për mëngjes fruta pylli me kos

Gjatë ditës, disa feta ananasi të freskët

Për drekë një sallatë mesdhetare me barishte, perime, arrorë dhe yndyrna të shëndetshme siç është avokado.

Për darkë, ata rekomandojnë peshk deti ose oqeani dhe jo të rezervatit të shoqëruara me drithëra të plota. /AgroWeb.org